Krishtlindje e bardhë, dy fiset në Malësi pajtohen
Harmonia festive ka zbritur në Malësinë e Madhe,e në këtë ditë të shënuar Krishtlindjesh, një akt njerëzor është përmbushur. Krishtlindje e bardhë në mesazhe, solidaritet dhe pajtim në Famullinë e Shën Kollit në Shkrel të Malesisë së Madhe.
Sic raporton dhe portali “Skkodra News”, mesazhi i pajtimit dhe faljes së gjakut është përcjellë për të gjithë banoret, jo vetëm në këtë zonë por në mbarë Shqiperinë.
Në famullinë e Shën Kollit Shkrel dhe në Kishën e Zojës në Sterkuj Dedaj u bë pajtimi mes disa familjeve nga Bajza dhe Sterkuj- Dedaj. Familjet Kekaj nga Bajza i kerkojnë falje familjes së Ndue Luk Sterkaj.
Me bujarinë e besimtarit dhe të malësorit Ndue Luka me familje i falë në emër të Natës së Madhe të Krishtlindjes duke sjell paqen e Krishtin në familjet e tyre.
“Gëzuar festën e Krishtlindjes të gjithëve dhe Zoti sjelltë paqe dhe bekim në familjet tuaja”, është urimi qe lëshohet për të gjithë nga Famullia e Shën Kollit në Shkrel të Malesisë së Madhe.

