Krishtlindjet – Koncert i madh festiv sot në sheshin “Nënë Tereza”

Me rastin e Krishtlindjeve, Bashkia e Tiranës do të organizojë një koncert të madh festiv.

Në një dalje për mediat, Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit, Julinda Dhame, ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që të ndjekin koncertin festiv që organizohet sot në sheshin “Nënë Tereza” në orën 18:00 .

Tenori i njohur, Armando Kllogjeri përshëndeti këtë nismë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa garantoi qytetarët për një atmosferë shumë të ngrohtë festive.

“Një falenderim shumë i madh shkon për Bashkinë e Tiranës, për Kryetarin e Bashkisë, që me iniciativën e tij na jep mundësinë për të performuar pranë publikut në këto festa Krishtlindjesh kaq të bukura. Është hera e dytë që unë marr pjesë në këtë koncert. Koncerti do të ketë një larmi shumë të madhe performancash. Do jetë, Kastriot Tusha, Marjana Leka, balerinët, do jetë Kori i Liceut, që është përgatitur nga dirigjenti Bujar Alliu, do jetë dirigjent Bujar Llapaj. Dëshira ime është që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe, sëbashku të ngrohemi në këtë ambient, që është pak i ftohtë jashtë, por brenda shpirtërisht mendoj se do të jetë shumë i ngrohtë”, theksoi Armando Kllogjeri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahas këngëve të njohura të Krishtlindjeve, në koncertin festiv nuk do të mungojnë as perla të muzikës botërore si “New York – New York”, “You know I am no good” por edhe këngët shqiptare, si “Moj e bukura more” apo “Kur më vjen burri nga stani”. Tenori Armando Kllogjeri dhe sopranoja Majrana Leka nën shoqërinë e orkestrës së UniArteve dhe korit të Liceut Artistik do të sjellin për kryeqytetasit edhe pjesë të zgjedhura nga opera “Turondot” e Giacomo Puçini-t apo opera “La Traviata”e Giuseppe Verdit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Atmosfera e festës do të përcillet më së miri nga kori i fëmijëve të cilët do të sjellin një kolazh të këngëve të Krishlindjeve ndërsa koncerti do të mbyllet me një video promocionale për Tiranën, por dhe urimin e kryetari të Bashkisë, Erion Veliaj për çdo qytetar të Tiranës por edhe Shqipërisë në këtë fundvit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?