Kriza ekonomike/Demalia: Shqipëria mos do ta çajë me kanabis?
Shqipëria është në rrezik të një kolapsi ekonomik. Opinionisti Ilir Demalia parashikon një të ardhme të zymtë ekonomike për Shqipërinë pas përfundimit të pandemisë COVID-19.
”Pas kësaj krize Shqipëria do të ketë ballafaqim shumë të rëndë në aspektin ekonomik. Të ardhurat nga diaspora, kanë qenë të ngushtuara por tani do të jenë edhe më të pakta, për të mos thënë zerimi. Turizmi nga jashtë do të jetë zero. Firmat e huaja do të largohen, Shqipëria nuk prodhon asgjë. Nuk e di nëse do të cajë botën me prodhimin e kanabisit mundet? Nuk e di? Cfarë strategjie kanë për të dalë nga kjo gjëndje?“, tha për ”Ora News”.
Nga ana tjetër ai kritikon nxjerrjen e ushtrisë nëpër rrugë. ”Janë të frikshme këto masa drastike në një kohë kur nuk funksionon parlamenti, gjykatat. Ka nxjerrë ushtrinë në rrugë sikur po vjen pushtuesi. Ai thotë armiku por armiku është i padukshëm. Atëherë për cfarë i nxjerr ushtarët dhe policinë me automatik në dorë, kë do të vrasë? Ky lloj terrori më kujton kohët e errëta. Nuk është normale. Nxirr policinë por jo makinat ushtarake, e ushtarët me automatikë. Në fund të fundit nëse del një njeri pa leje, do ta vrasësh? Pak janë njerëzit të terrorizuar nga ky virus”.