Kr*mi në Ksamil, zbulohet fotoja e turistit portugez
Një konflikt i nisur në orët e para të 18 gushtit në një beach bar në Ksamil përfundoi në mënyrë tragjike me vdekjen e një turisti 20-vjeçar portugez.
Luis Miguel Varela Mendes kishte mbërritur në Ksamil bashku me një grup turistësh francezë. Pushimet u ndërprenë tragjikisht pas një konflikti të dhunshëm në ambientet e lokalit “Principote”. I riu u godit me thikë dhe humbi jetën, ndërsa trupi i tij raportohet se qëndroi për disa orë në shezlongët e plazhit.
Për ngjarjen, policia ka arrestuar Sokrat Vatën, nga Hasi, i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit. Ngjarja ka tronditur turistët dhe pushuesit në Ksamil, duke e kthyer një natë pushimesh në një tragjedi të rëndë.

Viktima, turisti nga Portugalia
Lexoni edhe:
Qeveria portugeze reagon për vr*sjen e turistit në Ksamil: Shqipëria nuk na ka informuar
KOHA JONË SONDAZH

