Kr*mi në Ksamil, zbulohet fotoja e turistit portugez

Një konflikt i nisur në orët e para të 18 gushtit në një beach bar në Ksamil përfundoi në mënyrë tragjike me vdekjen e një turisti 20-vjeçar portugez.

Luis Miguel Varela Mendes kishte mbërritur në Ksamil bashku me një grup turistësh francezë. Pushimet u ndërprenë tragjikisht pas një konflikti të dhunshëm në ambientet e lokalit “Principote”. I riu u godit me thikë dhe humbi jetën, ndërsa trupi i tij raportohet se qëndroi për disa orë në shezlongët e plazhit.

Për ngjarjen, policia ka arrestuar Sokrat Vatën, nga Hasi, i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit. Ngjarja ka tronditur turistët dhe pushuesit në Ksamil, duke e kthyer një natë pushimesh në një tragjedi të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama


Viktima, turisti nga Portugalia

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni edhe:

Qeveria portugeze reagon për vr*sjen e turistit në Ksamil: Shqipëria nuk na ka informuar

Berisha: Në Sarandë shteti dhe krimi janë një, portugezin e vr*u mjedisi i të fortëve i krijuar nga narkoshteti

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës para Policisë: Thika nuk ishte e imja, turistët ishin nën efektin e alkoolit dhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?