Kryebashkiakja e Kurbinit, lavde për Erdogan: Krenarë që kemi pranë vetes miq të vërtetë si Presidenti turk
Kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara ka falënderuar Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili do t’u dorëzojë vetë banorëve të Laçit çelësat e shtëpive të reja të ndërtuara si dhuratë nga qeveria turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Në fjalën e saj, kryebashkiakja tha se jo vetëm në Laç por në gjithë Kurbinin, “i cili jo vetëm po ringrihet më i fortë e më i bukur në shembullin e një qyteti të denjë për të jetuar këtu e për të rritur fëmijët tanë, por pse jo do të jetë edhe shembull për qytetet e tjera për transformimin tërësor të tij”.
“Të ndihemi kenarë që kemi pranë vetes miq të vërtetë si Presidenti Erdogan që nuk na la vetëm atëherë kur kishim më shumë nevojë”, u shpreh Cara.

