Kryebashkiaku dibran ironizon deputeten e re Lala

Një deputete e re dhe me pasion qytetar e politik Reme Lala ka denoncuar disa shkelje nga ana e kryetarit të bashkisë Dibër, Muharrem Rama, i cili në vend të gjetjes së uljes për të zgjidhur kërkesat e drejta, për të cilat deputetja insiston, i kthen një përgjigje aspak dinjitoze dhe me shumë ironi.

Në vend që të përgëzohet deputetja e re e cila synon për një shoqeri me rregulla e demokraci, merr një përgjigje ironike.

Po botojmë përgjigjen me facebook të kryebashkiakut dibran:

Swiss Digital Desktop Reklama

Po i përgjigjem shkurt zonjushës Lala, të bijës së Ymer Lala

Nga Muharem Rama

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetar Bashkie në Dibër

Po i përgjigjem shkurt zonjushës Lala, të bijës së Ymer Lala për të gjithë ju që e njihni, jo duke e sulmuar me të vetmin argument “SHPIFJEN” ashtu si ajo keq e nisi fjalimin e saj të parë e as duke u “MBROJTUR” për çka llogari do ti jap vetëm bashkëqytetarve të mi dhe askujt tjetër, por duke e këshilluar publikisht, meqënëse gjykoj se si e re që është në politikë, ka nevojë shumë !
Përpara se të nxjerrësh në pah hallet e Dibranëve që nuk janë as më shumë dhe as më pak nga problemet e të gjithë qytetarve në shumicën e bashkive të vëndit tonë, dhe fort në emër të tyre t’flasësh eja në Dibër sidomos Peshkopi meqënëse aty more edhe shumicën votave të tua, njihu nga afër me çfar në të vërtetë janë nevojat e njerzëve të thjeshtë, e qytetit dhe fshatrave që në bashkinë tonë janë aq të largët sa nuk besoj se as i ke parë. Nqs do ti biesh shkurt se gjatë nuk mund të rrish atëher për sa të takon infon ta jap unë, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë pasi jetoj këtu e 50 vjetë.
Të këshilloj mos të flasësh në emër të së ashtëquajturës Parti tënde por ti referohesh gjithmonë votave personale ashtu si edhe vetë i quajte. Dhe e di pse, sepse në Dibër as nuk ka elektorat Çam dhe aq më pak votues që të njohin kauzat e shenjta do t’thoja të kësaj partie. Mjaft i është marrë vota Dibranit me mashtrime e gënjeshtra, intriga e presione, me buk e kërbaç, mos i ngatërro edhe më këtë pjesë se nuk e meritojnë kaq shumë t’jua fyesh Inteligjencën.
Denoncimet e problematikave sidomos atyre me karakter teknik përpara se ti bësh përpiqu ti kuptosh si për nga natyra dhe vërtetësia ashtu edhe edhe për sa i përket zgjidhjes që ofron. Kjo do të’t bëjë një Politikane të besueshme, më beso! Ke të drejtë Bashkia Dibër nuk funksionon ende ashtu si Unë do doja dhe as si i kam premtuar elektoratit, së pari atij që më ka votuar por jo vetëm dhe kjo e di pse, pasi kemi qenë shumë të ngadaltë në Reformën që duhet të bënim tek administrata që gjetëm këtu e 10 muaj më parë. Administratë dhe punonjës të futur në punë në këmbim të votës që të bëri ty deputete por pa kurrfarë kapaciteti profesional. Kjo patjetër që ka pasur dhe vazhdon të ketë përsëri efekte negative në performancën në tëresi të institucionit, por të premtoj se ka filluar të ndryshojë dhe do të vazhdoj me ritme të shpejta.
Nuk duhet të gërrmosh në jetët e të tjerve e as të bësh Gjykatësen dhe Prokuroren nëse do të futesh tek ajo kastë e re politikanësh që betejat e tyre nuk do i zhvillojnë duke drejtuar gishtin por duke përvesh mengët e fut punës dhe për të cilën vëndi ynë ka aq nevojë. Pastaj të jesh e sigurtë që me të kaluarën dhe të tashmen e larmishme që ka babai yt do dalësh e humbur dhe e dëmtuar. Dëm ky që unë personalisht mendoj se je shumë e re për ta merituar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?