FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryebashkiaku i Athinës: Greqia mbështet Integrimin e Shqipërisë, Tirana ka ndryshuar nga puna e Veliajt

Kryetari i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis, ka vlerësuar marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, duke theksuar se dy vendet kanë mundësi për të shtuar bashkëpunimin mes tyre. Për të Shqipëria dhe Greqia nuk duhet të kapen pas së shkuarës, por të shohin drejt një së ardhmeje së përbashkët Europiane.

“Ne mund të bëjmë gjithçka. Vetëm natën e kaluar kishte një dokumentar për Kerosin në Durrës. Është e njëjta logjikë. Kemi orkestra, kemi evente muzikore dhe art. Mund të bëhemi bashkë dhe t’i shkëmbejmë këto mes dy qyteteve. Nuk është diçka e vështirë, është çështje vullneti dhe vendosmërie”,-tha për ”Euronews Albania”.

Greqia përmes ambasadës në Tiranë ka bërë një investim në liqenin e Farkës, “Parkun Helenik” dhe Bakoyannis tha se tashmë që kufijtë po hapen dhe pandemia po zbutet, investimet mund të vijojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tirana vitin e ardhshëm pritet të jetë “Kryeqyteti i Rinisë” dhe Bakoyannis theksoi se kjo mund të shfrytëzohet nga kryeqyteti shqiptar pasi ndodh pas pandemisë. Vetë ai vlerësoi ndryshimet e bëra në Tiranë duke u shprehur se “është më e gjallë se kurrë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Kam qenë këtu rreth 10 vjet më parë. Sot [Tirana] është një qytet ndryshe. Më bëri përshtypje dinamizmi dhe karakteri vibrant i qytetit. Çdo vit ndryshon diçka dhe të jem i sinqertë jam shumë i befasuar nga puna e mirë e mikut tim, kryebashkiakut [Erion Veliaj]. Mendoj se është një qytet në transformim dhe që po rilind. Ka shumë optimizëm dhe është një optimizëm i justifikuar për Tiranën”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?