Kryebashkiaku i Roterdamit në Tiranë: Transformim rrënjësor (FOTO)

Kryetari i bashkisë së Roterdamit Ahmed Aboutaleb ka kryer një vizitë në Tiranë, ku i shoqëruar nga homologu i tij Erion Veliaj është njohur me zhvillimet e fundit në kryeqytet. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se vizita e z. Aboutaleb është shenjë e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe e një marrëdhënieje të re mes Tiranës dhe Roterdamit.

Duke vlerësuar bashkëpunimin me Ambasadën e Holandës në Tiranë për zbatimin e shumë projekteve të suksesshme, si ai për shtimin e korsive te biçikletave, Veliaj deklaroi se ka ende shumë për të mësuar prej eksperiencës holandeze në fushën e urbanistikës.

“Kemi një grup të madh kompanish arkitekturore që bëjnë punë fantastike në qytetin e Tiranës, por besoj se kemi ende shumë për të mësuar në çështje të urbanistikës. Me ambasadën e Holandës kemi filluar rrjetin tonë të biçikletave, kemi gjithashtu shumë për të mësuar nga Roterdami dhe besoj që sot është fillimi i një marrëdhënie speciale me Bashkinë e Roterdamit. E falenderoj kryetarin për vizitën dhe për faktin që shumë studentë shqiptarë jetojnë në Roterdam, janë në Universitetin e Erasmus-it, e kanë bërë Holandën një shtëpi të dytë. Mezi presim që një pjesë e këtij talenti të kthehet në Shqipëri sërish dhe të japë kontribut për zhvillimin e Tiranës, bazuar në ato që ka mësuar dhe frymëzuar në Roterdam”, u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, vlerësoi transformimin që ka pësuar Tirana në një periudhë kaq të shkurtër. Ai theksoi se nëse Roterdamit i janë dashur 75 vite për t’u rindërtuar, ndërkohë Tirana me një buxhet disa herë më të vogël po ecën me ritme të shpejta drejt zhvillimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është fantastike të jesh këtu. Është vizita ime e parë në Shqipëri dhe kur avioni po ulej në Tiranë, pashë një vendi me gjeografi shumë të bukur, me male, kodra, toka të sheshta, fermerë. Qyteti është transformuar tërësisht vitet e fundit. Të dyja qytetet tona kanë një histori të komplikuar. Ju keni historinë e komunizmit, kurse ne historinë e nazizmit, që shkatërroi Roterdamin. Qendra e qytetit të Roterdamit ishte shkatërruar plotësisht, na u deshën 75 vjet ta rindërtonim qytetin. Ju e rindërtuat demokracinë në 25 vjet. Dua të them se ju po ecni më shpejt se ne që e bëmë në 75 vite”, deklaroi Ahmed Aboutaleb.

Më pas, kryebashkiakët Veliaj dhe Aboutaleb zhvilluan një vizitë në sheshin “Skënderbej”, te Pazari i Ri, i cili tashmë është transformuar tërësisht, duke u kthyer në një nga atraksionet për turistët e shumtë vendas dhe të huaj, si dhe në muzeun “Bunk’Art”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?