Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Hetimi i SPAK i mirëpritur, por kandilat e non-gratave do të shkojnë drejt shuarjes
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.
“Histeria e portaleve të baltës tregon vetëm që baltaxhinjtë e udhëhequr nga Non Gratat s’e kanë marrë vesh akoma që jemi në epokë tjetër! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat të impiantit të mbetjeve tv Tiranës si rezultat i hetimeve të SPAK është mëse i mirëpritur në rrugën e zbardhjes se veprimtarisë së paligjshme të kujtdo që ka abuzuar në dëm te interesit publik.
Bashkia e Tiranes ndërkohë do të vazhdojë pa u ndalur punën për një Tiranë që sot është pasqyrë pastërtie edhe si rezultat i transformimit te Sharrës nga një kancer urban në një fushë sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon për Tiranën dhe Shqipërinë Europiane, jo për kandilat e Non Gratave që do të shkojnë drejt shuarjes.”-shkruan Veliaj në Twitter.