Kryebashkiaku i Vlorës: Edi Rama është frymëzimi im

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, ka mbajtur fjalën e rastit në përfundim të projektit të Lungomares, ku të pranishëm ishin edhe komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij ai tregoi se përse ishte larguar nga detyra e mjekut për të kandiduar për kreun e Bashkisë, ku tha “u largova nga detyra e mjekut për tu bërë pjesë e Rilindjes, për të udhëhequr më mirë Vlorën”.

Ai tha se gjatë gjithë realizimit të projektit të Lungomares ka pasur frymëzues kryeministrin Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në çdo pjesë të projektit kryeministri Edi Rama, ka qenë frymëzim për mua, dhe më ka përkrahur vazhdimisht”, – tha Leli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?