Kryemadhi: 7 propozimet e LSI për të përballuar krizën e koronavirusit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar sot 7 propozimet e LSI-së për të përballur krizën e koronavirusit në ekonomi.

Në një video të shpërndarë në Facebook, Kryemadhi rendit prioritet ku duhet të përqendrohet sot qeveria dhe te ndihmat që duhet të jepen për çdo sektor të prekur më rëndë.

“Shqiptarët sot si asnjëherë më parë kanë nevojë për mbështetje. Ja masat që i propozojmë qeverisë për të kaluar këtë moment kritik dhe për të parandaluar Pandeminë Ekonomiko-Sociale”,- shkruan Kryemadhi në një publikim në Facebook, teksa ka paraqitur dhe në video propozimet konkrete të LSI-së.

Propozimet e LSI-së për emergjencën

  1. Heqja e taksave lokale për të gjithë bizneset dhe familjet duke filluar nga muaji mars dhe për gjatë gjithë kohëzgjatjes së kufizimeve për shkak të karantinës.

2. Garantimi i Pagesës me vlerë 80% për të gjithë personat, që janë në punë, por nuk mund të punojnë dhe për pasojë nuk paguhen për arsye të mbylljes së aktivitetit të sipërmarrjes ku ata punojnë për shkak të karantinës, përfshirë edhe të gjithë ushtruesit e profesioneve të lira.

Pagesat të kryhen në numrat e llogarisë së të punësuarve.

3. Të rimbursohen nga shteti sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të kategorive të punonjësve të trajtuar me 80% të pagës, për të gjithë periudhën në të cilën këta punonjës do të jenë pa punë për shkak të karantinimit dhe kohës që do t’i duhet biznesit për të rikthyer aktivitetin e biznesit të tyre në punë.

4. Subvencionim për të gjithë fermerët prodhimet e të cilëve nuk mund të shiten për arsye të bllokimit të transportit apo të pamundësisë së sigurimit të imputeve bujqësore dhe për pasojë mosrealizimit të prodhimit bujqësor. AZHBR duhet të bëjë një disbursim me procedura të përshpejtuara për çdo fermer.

5. Subvencionim të të gjithë pagesave, që të palikujdura studentëve si detyrime për  vitin shkollor 2019 – 2020.

6. Shtyrje e pagesave të TVSH si dhe tatimeve të bizneseve për një periudhë  më të vonë, në vlerësim të kohëzgjatjes së karantinës, por jo më pare se muaji qershor.

7. Për të gjithë ata qytetarë që janë të rregjistruar në asistencë si dhe për pensionistët, shteti të marrë përsipër rimbursimin e faturave të energjisë dhe të ujit.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/208575996915739/

 

SHKARKO APP