Kryemadhi: Ambasadorët deklaruan se i qëndrojnë marrëveshjes së 5 qershorit
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin “Çim Peka LIVE” se opozita do të marrë pjesë në Këshillin Politik.
“Ulja në Këshillin Politik u bë për pikën me nevralgjike, që është hapja e negociatave. Moshapja e negociatave do të thotë izolim total i Shqipërisë. Do të thotë që shqiptarëve t’u kthehen vizat. Nesër besoj se do marrim pjesë në Këshillin Politik. Nuk ka asnjë arsye për të mos marrë pjesë. Ai thotë se nuk i kam ndryshuar koalicionet në Kod Zgjedhor. Në marrëveshjen e 5 qershorit, që është miratuar, janë nenet për koalicionet parazgjedhore”,- tha Kryemadhi.
“Tre ambasadorët i ka pyetur sot Basha disa herë dhe ata i kanë thënë se i qëndrojnë marrëveshjes së 5 qershorit. Edhe Aneta ta shkruajë Kushtetutën, Rama nuk del fitues. Sot, edhe 40 mandate nuk i merr. Sot, opozita kishte 86 mandate me koalicione. Me këto veprime do na i çojë në 100 mandate. Nuk ka asnjë kalkulim që e nxjerr atë fitues,” tha Kryemadhi.