Kryemadhi: Basha do jetë kryeministër, ja pikat e panegociueshme të LSI
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në emisionin ‘Open’, ripërsëriti dhe një herë se LSI, nuk synon postin e kryeministrit dhe tha se Lulzim Basha do të jetë kryeministri i vendit. Por megjithatë, kryetarja e LSI rënditi disa nga pikat të cilat sipas saj janë të panegociueshme për partinë që ajo drejton.
‘Rama për mua përballë është lojë, për mua tmerr është ikja e të rinjve e të rejave nga Shqipëria, nuk është tmerr për mua standarti, nuk është tmerr për mua gara jo vetëm më Edi Ramën por me këdo të dojë Edi Rama dhe gjithë çfarë ka sepse e ka parë Edi Rama dhe shumë të tjerë të përballen me Monika Kryemadhin por tmerri im është largimi i shqiptarëve, tmerri i Edi Ramës është Monika.
Po iu kam thënë dhe ju këtu dhe iu kam thënë të gjithëve që zoti Lulzim Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm, unë nuk kam frikë nga Edi Rama
Ndërsa përsa i përket programit të LSI po iu bëj të qartë që duke u marrë më çështje teknike dhe gjëra të tjera ne harrojmë të flasim për njerëzit.
LSI është shumë e qartë, 1 në sistem arsimor, për Lëvizjen Socialiste për Integrim është e panegociueshme po iua them punësimi i të rinjve, është i panegociueshëm kthimi i të rinjve shqiptarë në shqipëri është i panegociueshëm dhe shqipëria shtëpia e shqipëtarëve është e panegociueshme’.