Kryemadhi: Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po bëhet gati për zgjedhje të parakohshme.

Gjatë protestës që po mbahet te kryeministria, Kryemadhi tha se ky është një problem i Ramës, pasi edhe opozita po përgatitet për zgjedhje të parakohshme.

“Sot, hapet një faqe e re për historinë e Shqipërisë, ajo e nisjes së negociatave, ato nuk po hapen nga një njeri që shantazhon, që vjedh votat me krimin e organizuar, nuk hapen duke dhunuar e shantazhuar popullin tënd. Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, po bëhet gati edhe për emrin e kandidatit për kryeministër, mjaft me këtë tranzicion, me një Shqipëri e shtet të kapur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paralajmërimi i SHBA-BE për opozitën?

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë lexoj raportin e Departamentit të Shtetit, që bën të qartë që zgjedhjet e 2017-ës janë blerë dhe janë kërcënuar votuesit, zgjedhjet janë deformuar, në raport është shumë e qartë pse nuk luftohet krimi e korrupsioni.

Sa do zgjasë protesta?

Nuk është në dorën tonë, është në dorën e qytetarëve, ish-deputetët e opozitës janë të lirë, secili nuk përfaqësojmë flamurin politik”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?