Taulant Balla poston video-n: Sulmi ndaj bankës u organizua 3 orë më herët në grupet online

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar lidhur me sulmin ndaj një dege banke të nivelit të dytë, gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla pretendon se incidenti nuk ishte spontan, por pjesë e një skenari të parapërgatitur. Sipas tij, thirrjet për sulmin ndaj bankës ishin shpërndarë në grupe komunikimi online rreth tre orë përpara se ngjarja të ndodhte.

Në mbështetje të deklaratës së tij, Balla ka publikuar një video të sulmit, si dhe pamje të komenteve në internet, ku, sipas tij, bëheshin thirrje për të sulmuar degën bankare. Ai e cilësoi ngjarjen si pjesë të një skenari të organizuar dhune, ndërsa pretendimet e tij bazohen në materialet e publikuara në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

”E gjitha është skenar i parapërgatitur dhune! Ndiqeni këtë video ku po sulmohet dega e Bankës R. Ndiqeni deri në fund si ky sulm u përgatit 3 orë më parë në grupet e komunikimit online”,-shkruan Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?