Kryemadhi: Tërmeti ndikim ekonomik dhe social, do paralizojë ekonominë dhe shkollat
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një intervistë nga Brukseli për gazetaren, Erisa Zyka, ka thënë se tërmeti ka ndikim ekonomik dhe social dhe që sipas saj, do të paralizojë ekonominë dhe shkollat. ”Kemi diskutuar me të gjithë miqtë tanë dje dhe sot është situata pas tërmetit. Nuk bëhet fjalë për thjesht për goditje godinash, por bëhet fjalë për një tërmet psikologjik që po kalojnë shqiptarët, tërmet social dhe ekonomik. Dhe ajo që të bën përshtypje nuk është thjesht disa pallate që do shikojmë, por kemi disa shkolla në Tiranë që kanë dalë jashtë përdorimit. Kjo do të paralizojë jo vetëm jetën ekonomike dhe komplet sistemin arsimor, por do të krijojë probleme sociale”.