Kryeministri paralajmëron masa radikale drejt një shteti policor. Ndryshime në Kodin Penal, kush shkel karantinën dënime me disa vite burg

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të ashpërsojë Kodin Penal dhe një sërë ligjesh të tjera për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Në një njoftim në Facebook, kreu i qeverisë ka paralajmëruar ndryshime të rëndësishme ligjore, të cilat parashikojnë dënime me disa vite burg për ata që thyejnë rregullat.

Masat e propozuara nga Edi Rama vijnë pak orë pasi kryeministri deklaroi se pjesa kryesore e krizës ka kaluar.

Këto masa shkojnë edhe kundër gjithë vendimeve që po marrin vendet e tjera. Në Itali, shteti më i goditur nga koronavirusi, diskutohet që pas 15 prilli të hapen bizneset dhe të çlirohet ekonomia. Ndërsa kryeministri ynë thotë se më 15 prill do të shtojmë masat edhe me burg për shkelësit.

Në vend që të ashpërsojë masat ndaj korrupsionit apo mafies, kryeministri ka ndërmend që po dole nga shtëpia pa lejen e policisë, arrestohesh. Dhe jo gjobë apo masë të lehtë, por direkt me Kod Penal vite burg. Kjo është absurde, në mos despotike, pasi fjala vjen me burg do të dënojë qindra pensionistë që janë të vetmuar dhe dalin për të marrë atë minipension se u vjen data për të paguar dritat apo se u mbarojnë ilaçet. Rilindja mund të justifikohet se jo pleqtë, por të tjerët, por Kodi Penla nuk bën dallime a je i ri apo plak, je femër apo mashkull. Me atë ndryshim Kodi Penal nuk ka gjyqtar që të shpëton, pasi do t’ia lë taksative qeveria me ndryshimet në parlamentin ilegjitim dhe që mbetet një parlament njollë turpi.

Në një shtet normal demokratik duhet ligji pa asnjë diskutim, por në momente të tilla kombëtare, duhet FJALA, SHPIRTI DHE BESIMI, duhet që kryeministri të flasë me fjalët e njeriu që përbashkon e jo që fut frikën me burg.

Në të gjitha shtetet kemi dëgjuar se si qeveria jep miliarda e miliarda dollar dhe euro për të mbajtur bizneset, për pagat e punonjësve, për njerëzit në nevojë; po shikojmë se si Greqia, Franca, Spanja, Kanadaja, Gjermania, etj po japin medias ndihmë, pasi mbetet një pushtet i katërt e që duhet të jetë i fortë pasi kontrollon tre pushtetet e tjera.

Po shohim Presidentin amerikan Trump që flet me gjuhën e arësyes, dëgjuam Mbretereshën e Britanisë së Madhe Elisabeta e II-të që me sa dashuri dhe besim iu drejtua popullit, apo kancelaren Merkel që edhe ndonëse e sëmurë rrezatonte besim dhe tolerancë.

Ndaj zoti Kryeministër nuk fitohet kjo betejë (nuk është luftë) me dhunë apo masa të heqjes së lirisë ndaj qytetarëve. Kjo fitohet që të gjithë bashkë, e mbi të gjitha zgjidhe qesen e lekëve për mjeksinë. Sa me shumë teste aq me mire, sa me shumë pajisje mjeksore aq me shpejt mundet koronavirus.

Natyrisht duke u ruajtur të gjithë me masat që përcaktojnë specialistët.

Postimi i Edi Ramës në Facebook:

? Masat e reja shtrënguese, për të cilat po përgatitemi t’i drejtohemi parlamentit për ndryshime në Kodin Penal & Rrugor të Republikës së Shqipërisë, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe specifikisht epidemisë, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte, nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, duke siguruar shëndetin e çdo qytetari

? Heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë, për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cënuar shëndetin e askujt

? Nrenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave

Lehtësuese në qeveri, si edhe të masave të reja penale në kuvendin e shqipërisë

#njëAtdhe #njëFamilje

SHKARKO APP