Kryeministri paralajmëron: Vitin e ardhshëm paketë e re ndëshkuese për ndotësit e rrugëve
Kryeministri Edi Rama paralajmëron se vitin e ardhshëm do të hyjë në fuqi një paketë e re ndëshkuese për personat që hedhin mbeturina vend e pa vend.
Mesazhi i plotë i Edi Ramës:
Shqipëri e pastër!
Rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vendhedhje plehrash.
Faleminderit Bashkisë Gjirokastër dhe ARRSH që u angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë.
Dhe në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare, NE S’DO TË LEJOJMË QË SJELLJA E EGËR E NJË PAKICE INDIVIDËSH TË PACIPË, TË DËMTOJË SHQIPËRINË E RILINDUR TURISTIKE! NJË PAKETË E RE NDËSHKIMESH DRASTIKE LIGJORE PËR HEDHËSIT E PLEHRAVE RRUGËVE, DO TË HYJË NË FUQI MAKSIMUMI FILLIMVITIN E ARDHSHËM.
Vetëm Përpara!