Kryeministri Rama: Amnisti fiskale për të gjithë

Në kongresin e Partisë Socialiste Edi Rama ka prezantuar objektivin e forcës që drejton për një mandat të tretë. Kryeministri kërkoi nga drejtuesit e PS që të llogarisin se duhen 800 mijë vota për të garantuar një shumicë të qëndrueshme.

Pjesë e këtij objektivi janë premtimet që kryeministri Edi Rama dha në fjalën e tij, duke i përcaktuar dhe si axhendë qeveritare.

Premtimi i parë kryesor është amnistia fiskale. Kreu i qeverisë tha se do të ketë një amnisti fiskale për të gjithë ata që kanë pasuri të padeklaruar.  Kreu i qeverisë shtoi se Shqipëria duhet t’i thotë të gjithëve “tregoni xhepat”, por nënvizoi se ka ndryshim nga produktet kriminale dhe ato të punës së ndershme. “Do të kemi amnisti të përgjithshme për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit me afat të kufizuar që të gjitha astete t’i deklarojnë paratë nëpër banka, astetet t’i deklarojnë dhe jo një apo dy organizata por bota mbarë të ngrihet e të thotë kjo nuk bëhet, kjo do të bëhet se ne jemi për të punuar për ata që na kanë sjellë këtu e fëmijët e tyre. Edhe emigrantët nuk mund të rrinë e të mbajnë para në banka andej, as të torturohen për të çuar 5 mijë euro se u nis pastrimi i parave, as të tmerrohen për të blerë një shtëpi, se ku i gjete, ku nuk i gjete paratë. Paratë duhet që t’i fusin nëpër banka, asetet t’i deklarojnë. Shqiptarët jashtë kanë punuar në të zezë, nuk u kërkojmë dot fatura”,- tha kreu i qeverisë në Kongresin e PS-së.

Premtimi i dytë është rritja e pagës minimale. Kryeministri Rama tha se pas datës 1 janar paga minimale është 30 mijë lekë të reja.

SHKARKO APP