Kryeministri Rama lejon me grafik “frymëmarrjen” e popullit. Nesër radha e nënave me fëmijë!

Qeveria ka vendosur që ditën e nesërme të lejojë liridaljen deri në orën 11:00 për nënat me fëmijë të moshës nën 10 vjeç.

Njoftimi për lirinë e lëvizjes është dhënë nga Edi Rama në Facebook. Kryeministri ka përcaktuar mënyrën sesi do të lëvizin gratë duke u kërkuar të mos shoqërohen me gratë të tjera.

Gjithashtu, Edi Rama ka vendosur që në këtë xhiro të ndajë burrat nga gratë. Kreu i qeverisë thotë se burrat duhet të rrinë në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

?Nesër në qendrat urbane do të dalin në këmbë deri në orën 11.00, vetëm nënat me fëmijë deri në 10 vjeç? .

Swiss Digital Mobile Reklama

? Kujdes! nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë?.

? Të gjithë ne baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit në shtëpi deri të hënën në orën 05.00?”,- shkruan kreu i qeverisë në mesazhin e tij në Facebook, të shoqëruar dhe me ikona me shkelje syri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?