Kryeministri Rama: Paga e ushtarit bazë rritet deri 70% brenda mandatit
Gjatë episodit të fundit të podkastit “Flasim”, Edi Rama njoftoi se qeveria ka vendosur rritje të ndjeshme të kompensimeve për ushtarakët shqiptarë, duke përfshirë pagat, fonde shtesë dhe mbulimin e kostos së transportit.
Rama theksoi se buxheti për vitin 2026 parashikon një rritje prej rreth 12% të financimeve për mbrojtjen krahasuar me vitin e kaluar, duke synuar përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë ndaj standardeve të NATO-s dhe garantimin e një trajtimi dinjitoz për Forcat e Armatosura.
“Në fund të shkurtit vendosëm rritjen e pagave për ushtarakët, që ka efekt që nga janari, ndërsa në mbledhjen e fundit të qeverisë miratuam edhe mbulimin e kostos së transportit për çdo ushtarak aktiv”, shpjegoi Rama.
Kryeministri shtoi se qëllimi i qeverisë është që paga e ushtarit bazë të arrijë mesataren e vendeve të NATO-s deri në fund të këtij mandati. Ai deklaroi se rritja e pagës është një objektiv i qartë dhe ambicioz: “Deri në fund të këtij mandati, paga e ushtarit bazë do të rritet deri në 70%”.
KOHA JONË SONDAZH

