Kryeministri Rama: Shqipëria do të jetë kampione absolute për turizmin në rajon
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka folur në lidhje turizmin në Shqipëri. Gjatë fjalës së ti,j kryeministri u shpreh se Shqipëria do të jetë kampione e turizmit për vitin 2023.
“Sot po shohim frutet e para të turizmit në një rrugë që për ne është përcaktuar si rruga drejt Shqipërisë 2030. Shqipëria do të jetë kampionë absolute në rajonin tonë për turizmin, për Ballkanin Perëndimor.
Shifrat flasin për një sukses të jashtëzakonshëm edhe në aspektin e afrimit të plotë me Greqinë apo të tjera vende që janë para nesh kur vjen fjala te numri i turistëve për frymë.
Duhet nënvizuar një element që është aeroporti i Tiranës, i cili ka pësuar një transformim shumë të rëndësishëm me ndryshimin e koncesionarit dhe ndryshimet që janë bërë nga kompania shqiptare. Shqipëria në rritjen e numrit të pasagjerëve në trafikun ajror është në vendin e parë dhe jemi në kushtet kur mund të themi pa rezervë se jo vetëm jemi konkurrues në aeroportin e Beogradit, por me shumë gjasa mund ta kapërcejmë aeroportin e Beogradit në numër pasagjerësh këtë vit”,- tha Rama.