Kryeministri Rama: “Sirena” sjell në Durrës 657 turistë nga 22 vende të botës (FOTO)
“Sirena”, kroçera me 657 turistë nga 22 vende të botës, 422 prej të cilëve i përkasin shtetësisë amerikane, ka zbarkuar për të tretën herë në Durrës këtë vit, ku turistët e huaj do të mund të vizitojnë qytetet e Tiranës, Krujës dhe Durrësit.
Vetëm përgjatë këtij viti në ndalesat e saj në Durrës kjo kroçierë ka sjellë më shumë se 2000 turistë me kombësi të ndryshme“, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe fotot nga akorimi i kroçerës në Durrës.