Kryeministria flet për dorëheqjen e drejtorit të SHISH
Drejtoria e Informacionit në Kryeministri njoftoi sot për ndryshimet në drejtimin e shërbimeve sekrete shqiptare. Kryeministria njofton se Elidon Bendo do të jetë drejtuesi i ri i SHISH. Në njoftim saktësohet se ky ndryshim vjen pas dorëheqjes së Visho Ajazit nga kjo detyrë.
Kryeministria bën të ditur se propozimi për kreun e SHISH ju bë sot në rrugë zyrtare kreut të Shtetit.
“Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi dhe emerim në këtë detyrë të zv/drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo. Propozimi i Kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij Shërbimi, të cilën kreu i qeverisë e mirëpriti duke e falenderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij”,- thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

