Kryenin punime në rrugë pa leje në Kamëz, dy persona nën hetim
Aktualitet E Diel, 30 Maj 2021 12:48
Këta shtetas janë konstatuar duke bërë një kanal në rrugën “Islam Spahiu”, në lagjen Kodër Kamëz, me pretendimin që dispononin një leje nga njësia Administrative 11. Nga hetimet paraprake të kryera nga Specialistët, është mësuar se kjo Njësi Administrative, për shtetasin A. R., ka lëshuar vetëm një leje në kushtet e emergjencës për përmbytje.
Gjithashtu me shkresën e datës 23.06.2017, i është kërkuar Informacion Bashkisë Tiranë, nëse leja e dhënë i përmbahet punimeve të kryera dhe a është kompetencë e njësisë administrative për dhënien e këtyre lejeve. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim dhe hetim të mëtejshëm në ngarkim të shtetasve të sipër përmendur.

