Kukësi dhe Hasi 14 orë pa energji elektrike
Aktualitet E Mërkurë, 5 Maj 2021 09:24
Për shkak të këputjes së telave përcjellës në Fushë-Arrëz, mësohet se prej rreth 14 orësh Kukësi dhe Hasi kanë mbetur pa energji elektrike.
Për të sjellë situatën drejt normalitetit, grupet e OST janë në terren për të riparuar difektin.
Nga reshjet dhe përmbytjet e ditëve të fundit, në Kukës u dëmtua më 13 nëntor fidri nr. 8 në Rexhepaj. OSHEE u detyrua të bëjë spostimin e shtyllës së rrëmbyer nga lumi tek korsia anash rrugës.

