Kukësi zgjohet i mbuluar tërësisht nga mjegulla

Për herë të parë për dimrin e sivjetëm Kukësi është zgjuar mëngjesin e sotëm i zhytur tërësisht në mjegull.

Ky është një fenomen i zakonshëm në periudha të tilla kur termometri ka zbritur gjatë natës në minus 1 gradë celsius.

Mjegull ka edhe në Rrugën e Kombit dhe autoritetet bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes nëse do të qarkullojnë në aksin rrugor Kalimash-Kukës pasi ka prani mjegulle të dendur, e cila krijon vështirësi në qarkullim dhe vende vende ka prani edhe te ngricave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani nuk raportohet për aksidente si pasoje e mjegullës. Mjegulla  gjatë gjithë periudhës së qëndrimit të saj, ruan temperaturat e ftohta duke krijuar jo pak probleme tek popullata, kryesisht tek fëmijët dhe të moshuarit si probleme në rrugët aspiratore dhe sëmundjet kronike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqetesim gjatë qëndrimit të mjergulles paraqitet  edhe në qarkullimin rrugor për shkak te kufizimit të pamjes,dhe krijimit të lagështisë e ngricave në akset rrugore.

mjegull-kukes

mjegulla-ne-kukes

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?