Kultivonte drogë dhe vidhte energjinë, pranga 55 vjeçarit në Memaliaj
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Luan Llaka, 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi posedonte 31.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në një kasolle në afërsi të banesës në fshatin Çërril, Memaliaj, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 31.5 kg lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit canabis sattiva.
Gjithashtu nga kontrolli në banesën e këtij shtetasi u konstatua dhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikeve, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje rezulton dhe shtetasi L.Ll, 26 vjeç, i cili u shpall në kërkim policor.
Sa i takon këtij rasti, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokaster për hetim të mëtejshem, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

