Kumbaro: Betoni nuk është material i dënuar me vdekje!

Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro ishte e ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH. Para rasteve te hedhjes së betonit ne Butrint, tek Veliera ne Durres apo ne hyrje te Voskopojes, Ministrja Kumbaro mbrojti idenë se këto ndërhyrje nuk prekin elementë të trashëgimisë kulturore.

Dervshi: Ju duhet të jeni diga e parë që ta përbuzni, ta refuzoni betonin…
Kumbaro: Sapo më dhatë provat që unë jam diga që e kam përbuzuar atë që është e papranueshme…
Dervishi: Jo gjithmonë…
Kumbaro: Duhet të kuptojmë një gjë. Betoni ne vetvete nuk është nje material I denuar me vdekje në kohet moderne. Gjella me kripe dhe kripa me karar. Edhe une tek karari jam.

Ndërsa ndërprerja e punimeve në Parkun e Butrinit është thjesht çështje kohe. Ministrja Kumbaro I mbetet qëndrimit për të ngritur atje nje pikë shërbimi, pranë një barrake të ndërtuar që në 1975-ën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dervishi: A nuk mund të ishte kjo pikë shërbimi në hyrje të parkut, jo brenda parkut?
Kumbaro: Ne nuk donim të ndërtonim asgjë të re, por një pikë shërbimi atje ku ka qenë një barrakë ku magazinoheshin gjetjet.
Dervishi: Nuk quhet ndertim ajo që po bëhet atje?
Kumbaro: Jo, nuk quhet ndërtim.
Dervishi: çfarë quhet ajo?
Kumbaro: Quhet rehabilitim dhe restaurim I një pike ekzistuese, sepse nuk ndërtohet asgjë e re.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja Kumbaro tha se javën e ardhshme në tryezën e Këshillit të Minsitrave do të shkojë për miratim ligji I ri për trashëgiminë kulturore, për herë të parë parashikon edhe forma të reja administrimi, përmes parteritetit publik-privat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?