Kumbaro: Ike pabesisht Bujar Lako, por mbete përjetësisht Gjeneral Gramafoni
Aktualitet E Shtunë, 8 Maj 2021 14:06
Në një postim në rrjetin social Facebook, ministrja Kumbaro shkruan “Ike pabesisht Bujar Lako, por mbete përjetësisht Gjeneral Gramafoni! Lamtumirë Artist ndonëse nuk na ikën dot!”.
Aktori i njohur i kinematografisë dhe teatrit Bujar Lako u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 68- vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër.

