Kunatit të Tahirit i vjedhin celularin dhe i bëjnë “gjëmën”. Reagon Alban Berisha

Një lajm i nxituar ka tronditur rrjetin online këtë mëngjes. Alban Berishës, kunatit të Saimir Tahirit i kanë vjedhur celularin duke marrë në dorë gjithë privatësinë e tij, përfshirë dhe llogarinë në Facebook.

Pikërisht nga kjo e fundit, hajduti ka shkruar një status shokues sipas të cilit, Alban Berisha e cilëson Toto Rinën një idhull.

Me shpejtësi, kjo është bërë lajm dhe po xhiron në mbarë rrjetin. Sakaq, Alban Berisha  i ka bërë thirrje përmes një llogarie të mikut të tij, atij që ka në dorë telefonin të ndalë këtë lojë të rrezikshme që tenton të përfshijë edhe njëherë Saimir Tahirin në një lojë të ndyrë politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju lutemi kush e ka gjetur telefonin dhe po e përdor në mënyrë të pandershme dhe të pandërgjegjshme facebookun tim, ju lutem ta dorëzoni sa më parë në rajonin e policisë më të afërt. Po më diskreditoni me këtë status që më keni bërë. Me respekt Alban Berisha”, thuhet në reagimin e kunatit të Tahirit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka nisur menjëherë hetimet për rastin në fjalë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?