Kundërshtuan policinë, arrestohen 2 vëllezër
Policia e Pogradecit ka arrestuar dy vëllezër pasi kanë penguar dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, gjatë kryerjes së detyrës të tyre për kontrollin e një furgoni me të cilin ata po udhëtonin.
Të arrestuarit janë Roland Durbaku, 49 vjeç dhe Ilir Durbaku, 43 vjeç, banues në fshatin Radokal, të cilët po ashtu kanë kundërshtuar punonjësit e policisë edhe gjatë shoqërimit në komisariat.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal.

