Kundërshtuan punonjësin e policisë, në pranga 3 persona

Tre persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm pasi kanë kundërshtuar me forcë punonjësin e policisë.

Në pranga kanë rënë Zef Nika 48 vjeç, Artur Nika 42 vjeç, Përparim Gjoni  35 vjeç, të tre banues në Torovicë të Lezhës.

“Në vendin e quajtur rreth rrotullimi i Shëngjinit në Lezhë të arrestuarit nën efektin e alkoolit janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe në momentin e ndërhyrjes së forcave policore kanë kundërshtuar me forcë fizike policin”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?