“Kur Edi Rama përlotej dhe i bërtiste operativit për Visar Zhitin”

“Të të tregoj për një bërtitje të Edi Ramës për mua, e kam futur edhe tek libri ‘Ferri i çarë”, – shkruan Visar Zhiti në librin e ri “Si na erdhi ai, i ndaluari…” , botuar sot në gazetën “Panorama”.

Ishte koha kur Visar Zhiti sapo ishte liruar nga burgu dhe punonte në fabrikën e tullave në Lushnjë. Ishte ende diktaturë dhe Zhiti kujton se në atë kohë ishin të paktë ata që i vinin në shtëpi.

“Edi më vinte… mbrëmjeve vonë…lexoja poezi të miat, nga të fshehtat, dhe Mondi thotë se e ka parë të përlotej…”, – shkruan Zhiti në librin e ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por nuk është vetëm ky moment që Zhiti kujton në raport me Edi Ramën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në atë kohë, Edi (Rama) bënte një afresk në murin e muzeut të qytetit….

“…Pikërisht në këtë kohë,  Sigurimi i Shtetit prapë më ishte qepur keqas dhe donte të më bënte bashkëpunëtor… Unë nuk po pranoja vendosmërisht. Dhe një paradite, teksa po pinim kafe andej nga “Blerimi”, Bujari, Mondi, Edi, Ladi më kishin marrë edhe mua, ‘me biografi të keqe, armikun’, isha ndërresa e dytë, pasdite duhej të shkoja në fabrikë ku u shfaq operativi i Sigurimit të Shtetit, ai që më përndiqte, u ul diku përballë, që ta shikoja dhe të më shikonte, ngultas si në filmat sovjektikë, sikur donte të më hakërrehej; eeej, e njeh veten ti, i porsadalë nga burgu, me kë rri, çdo këtu?….dhe u ngrita rrëmbimthi, ika befas nga bari. Çpati? – kishte pyetur Edi, më tregon më pas. Shiko andej, i treguan operativin. Dhe, i gjatë sa dukej sikur shmangeshin shandanët e rinj për t’i hapur rrugë, dhe gjithë nerva, i bërtiti operativit; çdo këtu ti që tremb njerëzit, kush je ti që s’i lë të pinë as një kafe të qetë?…”, shkruan Zhiti në librin më të fundit. MApo

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?