Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Kur konflikti banal përfundon me thikë e pistoletë – çfarë po ndodh me shoqërinë shqiptare?

Kur konflikti banal përfundon me thikë e pistoletë – çfarë po ndodh me shoqërinë shqiptare?

Aktualitet
E martë, 18 Gusht 2026 11:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga redaksia e gazetës KOHA JONË-

Vrasje, goditje me leva, sharje dhe armë, turistë të therur, komshi të sakatosur me armë gjahu apo kosa. Në vend të zgjidhjes me dialog kërcet arma!

Ka diçka që duhet thënë hapur: në një pjesë të shoqërisë shqiptare po humbet aftësia për të zgjidhur konfliktin me fjalë, me mirëkuptim dhe, kur kjo nuk është e mundur, me ligj.

Po krijohet një kulturë e rrezikshme ku, për një konflikt që në një shoqëri normale do të përfundonte me një debat, një telefonatë në polici, një kërkimfalje apo një marrëveshje, dikush nxjerr thikën, pistoletën, levën apo shkopin. Për një gërvishtje makine mund të lindë një konflikt që përfundon tragjikisht. Për një shikim që dikujt nuk i pëlqen, fillojnë kërcënimet dhe del thika në fyt! Për një fjalë të thënë keq, njerëzit kalojnë nga debati në dhunë me shkopinjë apo armë. Për një grindje mes të rinjve, mblidhen grupe dhe kërkohet “sqarimi” me grushte, shkopinj apo armë. Për një vijë uji, një gardh, disa centimetra tokë apo një konflikt banal mes fqinjësh, një mosmarrëveshje që mund të zgjidhej me bisedë, me pushtetin vendor apo në gjykatë, mund të kthehet në tragjedi familjare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çfarë po ndodh me ne?

Modernizim pa emancipim? Shqipëria ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë në tri dekadat e fundit. Kemi makina moderne, telefona të fundit, lokale luksoze, ndërtesa të shtrenjta, udhëtime jashtë vendit, universitete private e publike dhe një shoqëri shumë më të hapur ndaj botës. Por pyetja është tjetër: A është modernizuar në të njëjtën masë edhe kultura jonë e sjelljes? Sepse emancipimi i një shoqërie nuk matet vetëm me makinën që drejton, restorantin ku darkon apo telefonin që mban në dorë. Emancipimi shihet sidomos në momentin e konfliktit. Njeriu i qytetëruar nuk është ai që nuk zemërohet kurrë. Është ai që, edhe kur zemërohet, di të kontrollojë veten. Është ai që di të thotë: “Nuk jam dakord me ty”. Është ai që di të largohet nga një konflikt. Është ai që telefonon policinë në vend që të marrë pistoletën. Është ai që shkon në gjykatë në vend që të marrë levën. Është ai që bisedon me komshiun për vijën e ujit apo kufirin e pronës, në vend që ta konsiderojë mosmarrëveshjen një çështje “nderi”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë kuptim, mund të thuhet se në Shqipëri modernizimi material ka ecur shumë më shpejt se emancipimi qytetar.

Kultura e “të fortit”

Një nga problemet më të mëdha mbetet koncepti i gabuar për forcën. Ende ekziston ideja se ai që ul zërin humbet. Ai që largohet nga sherri është frikacak. Ai që kërkon kompromis është i dobët. Ai që thërret policinë “nuk është burrë”. Ndërsa ai që kërcënon, godet apo nxjerr armën shihet nga një pjesë e njerëzve si “i fortë”. Kjo është një përmbysje e plotë e vlerave.Të nxjerrësh pistoletën nga nervat nuk është forcë. Është humbje kontrolli. Të godasësh dikë sepse të ka parë keq nuk është trimëri. Të marrësh një thikë për një debat banal nuk është burrëri. Forca e vërtetë është të kontrollosh veten pikërisht atëherë kur mund ta humbasësh kontrollin.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 1 ore
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 2 orësh
Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Eur...

Para 3 orësh

Kur “nderi” bëhet më i rëndësishëm se jeta

Një tjetër problem është koncepti i deformuar i nderit. “Pse më pa?”. “Pse më foli ashtu?”.“Pse më preku makinën?”. “Pse i foli asaj vajze?”. “Pse më doli përpara?”. “Pse nuk më respektoi?”.

Dhe papritur një episod që pas pesë minutash mund të ishte harruar, shndërrohet në një çështje jetë a vdekje. Në disa mjedise, të tërhiqesh nga një konflikt interpretohet si poshtërim. Dhe pikërisht këtu fillon tragjedia. Sepse kur egoja bëhet më e rëndësishme se jeta, arsyeja largohet. Një sekondë zemërim mund të shkatërrojë dy familje: familjen e viktimës dhe familjen e autorit.

Njëri përfundon në varr. Tjetri në burg. Dhe gjithçka mund të ketë nisur nga një fjali. Armët pranë konfliktit janë një kombinim fatal. Nëse një njeri impulsiv nuk ka armë pranë vetes, një konflikt mund të përfundojë me sharje apo grushte. Nëse i njëjti njeri ka një pistoletë në brez ose në makinë, disa sekonda zemërimi mund të përfundojnë me një të vdekur. Kjo është arsyeja pse fenomeni i armëve të paligjshme nuk mund të shihet vetëm si problem policor.

Është problem shoqëror

Një shoqëri me nivel të lartë agresiviteti dhe me armë lehtësisht të disponueshme është një kombinim shumë i rrezikshëm. Familja dhe shkolla nuk mund të qëndrojnë jashtë debatit.Fëmijët nuk lindin duke menduar se konfliktet zgjidhen me dhunë. Ata e mësojnë. E mësojnë në familje. E mësojnë në rrugë. E mësojnë nga shoqëria. E mësojnë edhe nga modelet që shohin të glorifikohen. Nëse një djalë rritet duke dëgjuar vazhdimisht se duhet “t’i tregojë vendin” tjetrit, se nuk duhet “t’ia lërë” askujt dhe se çdo fyerje duhet kthyer, atëherë kemi mbjellë farën e një kulture konflikti.

Shkolla duhet të mësojë matematikën dhe gjuhën, por duhet të mësojë edhe diçka tjetër: si menaxhohet një konflikt. Si debatohet. Si kundërshtohet pa fyer. Si kërkohet falje. Si pranohet gabimi. Si kërkohet ndihmë. Si largohemi nga një situatë që mund të degradojë. Këto janë aftësi qytetare po aq të rëndësishme sa shumë prej lëndëve që mësohen për vite me radhë.

Edhe shteti ka përgjegjësinë e tij

Nuk mund t’ia lëmë të gjithë përgjegjësinë individit. Nëse qytetari mendon se policia nuk vjen në kohë, se një kallëzim nuk zgjidh gjë, se gjykata zgjat me vite dhe se konflikti për pronën, ujin apo kufirin nuk merr përgjigje institucionale, tundimi për “ta zgjidhur vetë” rritet.Prandaj një shtet funksional nuk parandalon dhunën vetëm duke arrestuar autorin pasi krimi ka ndodhur.

Duhet ta bëjë qytetarin të besojë se ligji është më efikas se vetëgjyqësia.Sepse në momentin që njerëzit humbasin besimin tek institucioni dhe fillojnë të besojnë tek arma, kemi një problem shumë më të madh se një kronikë e zezë.

Ishte fshehur në bagazhin e një makine, arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e francezit në Ksamil (Pamjet)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 1 ore

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 2 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 2 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 2 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 9 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 19 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 16 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.