“Kur të vdes…”, çfarë shkroi në Facebook një muaj më parë alpinisti që vdiq dje në Munellë

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme në malin e Munellës në Pukë. Alpinisti i njohur Ndoc Mulaj u rrëzuar nga mali dhe ra në greminë. Ai u gjet pas disa orësh pa shenja jete.

Ndarja e tij nga jeta i ka trishtuar të gjithë, sidomos ata që kishin njohur shtigje të egra e kanë ngjitur malet më të larta nën udhëzimin e tij.

Një postim i tij i bërë në muajin tetor po qarkullon në rrjete sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është poezia e Martin Camajt ” Vendit tem” të cilën mund ta lexoni më poshtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur të vdes, le të bahem bar,

në vjeshtë do të bahem farë.

Kur të vdes, le të bahem ujë,

e fryma ëme avull,

në fushë do të bie shi.

Kur të vdes, le të bahem gur,

në skajin e vendit tim,

të qindroj kufi.

Martin Camaj

Kujtojmë se në aksidentin e djeshëm ishte dhe gazetari Alfred Lela i cili është në gjendje të mirë shëndetësore dhe një 30-vjeçar Ilir Shtyti. Ky i fundit është rëndë në spital.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?