Kush e shoqëroi Tahirin në Gjermani? Zbulohet ish-vartësi…
Pikëpyetjet e një udhëtimi emigmatik të ish-ministrit Saimir Tahiri, nëse ishte apo jo në Gjermani për një vizitë tek babai i tij, shtohen me personin që e shoqëri deputetin.
U përfol se Tahiri ka qenë i shoqëruar nga një ish-vartës në Ministrinë e Brendshme. Emisioni dhe portali “Të paekspozuarit” konfirmojnë se ky person është Evi Rodo, ish-Drejtor i Inspektimit në ministri gjatë kohës kur aty drejtonte Tahiri.
Mësohet se detyra e tij në Ministrinë e Brendshme ka qenë kryerja e kontrolleve të planifikuara ose blic për llogari të Ministrit në drejtoritë vendore të policive në qarqe, komisariate apo stacione policore.
Me ardhjen e ministrit Xhafaj, kjo drejtori u “shkri”, duke ia kaluar kompetencat shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave që drejtohet nga Eduard Merkaj.

