Kush është autori i plagosjes tek “Unaza e Re”/ Nga burgu tek vrasja e vëllait boksier

 Marjan Levanti, personi që plagosi mbrëmjen e sotme prindërit dhe vëllain e ish-bashkëshortes pasi nuk ishte dakord me mënyrën si ishte ndarë pasuria në procesin e divorcit të përfunduar para pak muajsh, nuk është një emër i panjohur për policinë.

BalkanWeb mëson se Levanti ka qënë i dënuar në vitin 2013-të për plagosjen me dashje të një 18-vjeçari dhe për këtë krim ka qëndruar dy vjet në burg, deri në 2015-tën. Me të dalë nga burgu bashkëshortja e i ka kërkaur divorcin, proces i cili ka përfunduar vetëm pak muaj më parë.

Më datë 18.03.2013 në lagjen “Unaza e Re” Tiranë, shtetasi Marjan Levanti ka plagosur rëndë Zef Gjovali Gjinin, ndërsa një muaj më vonë i vritet vëllai ish-boksieri Adrian Levanti. Policia ngriti dyshime që ngjarja mund të kishte ndodhur për hakmarrje

VRASJA E VELLAIT DHE KONFLIKTI ME FQINJET (26.02.2013)
Ardian Levanti, 28 vjeç, baba i dy fëmijëve është qëlluar për vdekje 7 herë me pistoletë në hyrjen e një pallati në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Policia ka arrestuar një nga autorët e dyshuar të vrasjes Pjetër Gjini në Rrëshen. Policia dyshon se krimi ka lidhje me një plagosje me thikë të ndodhur në të njëjtin pallat, ngjarje në cilën ka patur një të plagosur ndërsa policia arrestoi vëllanë e Levantit, Marjan Levantin. Burimet thanë se kanë qenë 3 persona që e kanë pritur në mesnatë Levantin në hyrjen e pallatit. Nga të sharat e dëgjuara dyshohet se ka patur një grindje mes tyre dhe duke tentuar të ikë Levanti është ngjitur deri në katin e 7 të pallatit por pa mundur t’u shpëtojë plumbave. Dëshmitarët thanë se u dëgjuan fillimisht 3 të shtëna, pastaj 2 dhe prapë 2, të cilët duhet të ishin të shtënat e sigurisë për vrasjen e 28 vjeçarit. Ish boksieri Levanti, vitet e fundit ka punuar si badigard ndërsa 1 vit më parë u arrestua si personi që mbronte hajdutët e xhepave në Tiranë. Burimet policore thanë se grupi hetimor është përqëndruar në pistën e hakmarrjes për plagosjen e muajit të kaluar. Vëllai i Levantit, i arrestuar nga policia, u lirua më pas nga gjykata dhe ky veprim dyshohet se ka ndezur ndjenjën e hakmarrjes tek familja e të plagosurit. Dy familjet jetojnë në të njëjtën hyrje dhe veç një kat i ndan nga njëri¬tjetri.
/BW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?