Kush është miku i të fortit të “Myslym Shyrit” që “terrorizoi” Tiranën dhe ia mbathi policisë

Mbrëmjen e së premtes policia e Tiranës është vënë në alarm pas një telefonalte se një makinë ‘Alfa Romeo’ kërcënonte me armë disa qytetarw. Pas identifikimit të mjetit policia u vu në ndjekje të tij ku rreth orës 20.00 arriti të kapë mjetin, por drejtuesit e tij ishin larguar në drejtim të paditur. Policia ka shpallur në kërkim pronarin makinës si edhe 25 vjeçarin Kataldo Lezhja, i cili e përdorte makinën. 25-vjeçari i shpallur në kërkim është një emër i njohur për policinë sepse ka qenë disa herë i dënuar për vjedhje dhe plagosje. Vetëm për konfliktet për zënien e parkimit, Lezhja është arrestuar 3 herë nga policia.

cukali(Gjergj Cukali)
Në 2015, Lezhja u arrestua, pasi plagosi dy të rinj në rrugën “Mujo Ulqinaku” vetëm se i kishin zënë parkingun. Në dhjetor të vitit 2013, ai u shpall në kërkim dhe u arrestua pak javë më vonë, pasi kishte goditur me thikë një 25- vjeçar, pas një debati që kishte pasur me të për parkimin e makinës. Lezhja njihet edhe për miqësinë e tij me Gjergj Cukalin, i njohur si i forti i rrugës së “Myslym Shyrit”, i cili u arrestua në korrik të këtij viti pas një operacioni antidrogë. Në vitin 2012 Cukali dhe Lezhja u arrestuan për një ngjarje të kryer në bashkëpunim, pranë Shkollës së Baletit. Sërish për një vend parkimi, ata kërcënuan me armë dhe goditën një punonjës të një firme private. (BalkanWeb)

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?