Kush i la ish-policët të iknin, flet për herë të parë ministri Xhafaj
Dekonspirimi i operacionit për kapjen e tre ish-zyrtarët e lartë të policisë, ka shkaktuar një debat politik që prek Ministrinë e Brendshme. Pak akuzave të opozitës, ka reaguar për herë të parë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ku thekson se operacioni për dekonspirimin e operacionit ka nisur dhe se shumë shpejt do të shihen edhe rezultatet.
”Nuk ishin nën vëzhgimin tonë. Policia nuk ka pasur dijeni, nuk ishte në dorën tonë. SHÇBA i mori faktet në 22 nëntor nga Prokuroria. Në Shqipëri ka shumë grupe kriminale”.
Në përgjigje të akuzave se operacioni është dekonspiruar nga policia, ministri Xhafaj tha se duhet të pyetet Prokuroria që të japë përgjigje se me kë institucion i ka ndjekur ata.
“Nuk kemi pasur dijeni. Tre ish-punonjësit e policisë nuk kanë qenë në vëzhgim nga Policia. Duhet të pyesni Prokurorinë se me kë i ka pasur në vëzhgim, jo me policinë. Nuk kam emra konkretë për dekonspirimin. Të arrestohen ata që kërkohen”, tha ministri Xhafaj.

