Kushërinjtë e vrarë në Itali/Familjarët: S’kemi bërë deklaratë për vetëgjyqësi

Sa i takon ekzekutimit të dy kushërinjve në Itali ditë më parë, ku makina ishte bërë shosh nga plumbat, familjarët e tyre kanë zgjedhur që të mos heshtin, por të rrëfejnë çfarë dinë për këtë ngjarje të rëndë.

Mesohet se familjarët e dy viktimave nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për mediat e huaja, ndërsa konfirmojnë se ata nuk i dinë se kush janë autorët.

Babai i Albanit, Zef Lleshi, ka kërkuar nga drejtësia italiane që të zbardhë krimin, e njëkohësisht konfirmon se nuk ka dhënë asnjë deklaratë se do bëjnë vetëgjyqësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kemi bërë deklaratë për mediat e huaja. Ne nuk dimë motivin e vrasjes së dy djemve tanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesa dimë, djemtë nuk kishin asnjë konflikt. Nuk kemi bërë deklaratë se do bëjmë vetëgjyqësi”, ka thënë Zef Lleshi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?