Kushtetuesja jep sot vendim për vetingun
Sot është inauguruar godina e Vetingut, në një ceremoni ku morën pjesë komisionerët e vetingut dhe ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin.
Pikërisht në këtë ditë, Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendimin për vetingun.
Mësohet se gjyqtarët janë aktualisht në dhomën e këshillimit.
Prej ditësh pritej që të kishte një vendim për këtë çështje.
Ndërsa Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka përgëzuar nisjen e vetingut, duke thënë se sistemi duhet të pastrohet nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
“Urime, kurajo, suksese komisionerëve të Vetingut!Njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Ndërsa ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin e konsideroi ditë shprese për Shqipërinë nisjen e punës për vetingun.

