Ky është prokuror, shpartallon karburantin me makinë!

Prokurori i Elbasanit Dritan Gina ka bërë një aksident spektakolar, nga i cili kanë mbetur të plagosur 3 persona dhe ka pasur dëme të konsiderueshme materiale.

Në videon e aksidentit të prokurorit Dritan Gina, ndodhur pasditen e 2 nëntorit në orën 17:27, shihet qartë sesi fluturon makina e Prokurorisë së Elbasanit, përplas një makinë që po furnizohej në karburant dhe dëmton punonjësin e furnizimit.

Policia e Elbasanit ka tentuar ta kalojë në heshtje ngjarjen, duke e hetuar atë vetëm administrativisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një qytetar i thjeshtë burgoset sepse ka tejkaluar paksa normën e alkoolit, ndërsa prokurori hetohet administrativisht dhe çështja kërkohet të kalohet në heshtje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia shpërndan çdo ditë me dhjetëra raste shoferësh që shoqërohen për një aksident se kanë tejkaluar normën e alkoolit apo kanë ecur me shpejtësi.

Prokurori i Elbasanit Dritan Gina, përplas dy mjete, thyen një tabelë reklame, disa persona plagosen dhe hetohet administrativisht. /CityNews

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?