Ky është pronari i medias që u ekzekutua sot në Rrëshen

Kastriot Reçi

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak më parë në Rrëshen. Bëhet me dije se viktima është identifikuar si biznesmeni Kastriot Reçi, pronar i një televizioni në Rrëshen. 45-vjeçari ishte pronar i “Media Plus”.

Reçi njihej si biznesmen në këtë zonë, ndërsa aktivitetin e kishte shtrirë dhe në Lezhë.

Mesazhin e fundit të lënë në FB, e ka pasur urimin për Vitin e Ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkë me foton e tij, ku ka pozuar i qeshur, Reçi, uronte më daten 1 Janar të 2020 të gjithë miqtë e tij, duke u dhënë edhe një këshillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Qëndroni sa më larg njerëzve të keqinj, mashtrues dhe të pabesë”, shkruante Reçi në mesazhin e fundit të lënë në rrjetin social.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?