Ky është Remondi, djali që masakroi me thikë gjyshen se nuk i dha para për hashashin
Remond Gruda, personi që shikoni në fotot e mëposhtme është i riu që qëlloi disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij të moshuar, duke e lënë atë të vdekur ën vend.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Durrësit, ndërsa viktimë ngeli 81-vjeçarja Floresha Shkurti.
Vetë i riu pranoi autorësinë e ngjarjes. Në polici ka thënë se me gjyshen jetonin në një shtëpi, por nuk kishin marrëdhënie të mira.
Ai është shprehur se kanë debatuar shumë herë, ndërsa shkaku i vërtetë i kësaj ngjarjeje dyshohet të ketë qenë fakti që gjyshja nuk i ka dhënë paratë për të blerë hashash.

