Reagon Ministri i Brendshëm pas kërcënimeve për vrasje prokuroresh: Shteti në këmbë për ruajtjen e tyre
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka folur pas takimit në KLP, ku u diskutua për mbrojtjen e prokurorëve, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili zbuloi se Laert Haxhiu donte të eliminonte dy prokuroret.
“Jemi takuar sot, nuk është takimi i parë, jemi takuar me kryetarin e KLP, e kemi bërë publik faktin që kemi diskutuar për çështjen e sigurisë së prokurorëve. Dua që të garantoj çdo prokuror dhe çdo gjyqtar se ministria, policia dhe garda janë në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe çdo prokurori e gjyqtari dhe familjarët e tyre.
Nuk ndaj të njëjtën mendim me ju se ka mungesë të kuadrit ligjor. Populli shqiptar ka një shprehje të bukur “qentë që lehin, nuk të hanë”. Falë punës së prokurorisë kemi arritur të thyejmë kasaforta të një bande kriminale dhe besojmë se në ditët në vijim do arrijmë të thyejmë edhe të tjerë. Do jemi brenda një jave për të filluar zbatimin që do përfshin ndryshim në VKM për të garantuar që çdo gjë të jetë e reflektuar si duhet”, ka thënë Balla.