LAJM I FUNDIT/ Grabitja në Lezhë, policia plagos autorin. Po transportohet me helikopter në spital
Policia e Lezhës ka rrethuar autorin e grabitjes së sotme që ndodhi në autostradën Fushë-Krujë-Lezhë, në kryqëzimin e Arbërisë. Mësohet se ai ndodhet në një zonë pranë Fushë-Kuqes në Laç.
Pas thirrjeve për t’u dorëzuar mësohet se policia e ka qëlluar autorin e krimit të dyfishtë duke e plagosur, ndërkohë që sapo ka nisur transportimi i tij drejt Tiranës me helikopter.
Por nga ana tjetër, nuk bëhet me dije ende identiteti i autorit të grabitjes së një makine dhe që më pas plagosi në kokë policing Nikolin Gjergji.

Njoftimi i policisë
Policia thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 09:20, ku një person i armatosur ka grabitur mjetin me targa AA 870 II.
Shërbimet e policisë në momentin që kanë marrë njoftimin, janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes dhe janë vënë në ndjekje të makinës së vjedhur.
Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka rrethuar autorin i cili është me arme ne dore. Ne ndihme te policise se Lezhes jane nisur grupe me forcat Renea. Helikopteri i Policise me forca të tjera të Reneas. Autori mbahet i rrethuar nga Policia e Lezhës.
Sipas informacionit paraprak të policisë, grabitja u shënua rreth orës 09:20, në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë.
Një person i armatosur ka grabitur mjetin me targa AA 870 II.
“Shërbimet e policisë në momentin që kanë marrë njoftimin, janë nisur menjehere në drejtim të vendngjarjes dhe jane vene ne ndjekie te makines se vjedhur. Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë. Nuk dihet akoma gjendja e tij pasi eshte transportuar ne drejtim te spitalit ushtarak Tiranë”.

