LAJM I FUNDIT/ Përplaset makina në afërsi të tunelit të Elbasanit, shkak parakalimi i gabuar

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Tiranë. Dy automjetet janë përplasur pranë tunelit të Qafë-Kërrabës. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar drejtuesit e automjeteve, një tip “Mercedes” dhe një BMw.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e personave të mbetur brenda njërës prej tyre. Si pasojë e përplasjes, njëri nga mjetet ka pësuar dëmtime të mëdha.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar nga njëri nga mjetet, rreth 150 metra në afërsi të tunelit të Kërrabës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?