FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lajmërohet për mot shumë të rrezikshëm, sidomos në det ku forca e dallgëve do të jetë 7-8 ballë

Sot pritet mot shumë i keq, sidomos në det.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi të hënën se si rezultat i erërave të forta me drejtim jugperëndimin dhe veriperëndimin më datë 7 shkurt 2022 deri më 8 shkurt 2022, moti në të gjithe bregdetin shqiptar do të jetë i përkeqësuar.

Bregdeti shqiptar do të përfshihen nga erëra me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2,8 – 3,5 m dhe forca e detit 5-6 deri 7-8 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kushtet e motit përmirësohen më datë 9 shkurt 2022 mbas orës 6 të mëngjesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak të kushteve të motit pezullohet lundrimi i mjeteve te vogla lundruse dhe mjeteve tē peshkimit.

Gjithashtu, për datën 7 shkurt 2022 është pezulluar lundrimi për linjën Durrës – Bari- Durrës, Vlorë – Brindisi-Vlorë.

Drejtori e Përgjithshme Detare bëri të ditur se do të informojë në vijmësi për çdo ndryshim

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?